Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Tiranë, në ditën e 17-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, disa protestues ndanë arsyet e pjesëmarrjes së tyre në tubim.
Një qytetar denoncoi gjendjen në sistemin shëndetësor dhe akuzoi klasën politike për korrupsion, duke kërkuar që si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha të përballen me drejtësinë nëse kanë shkelur ligjin.
Ai u shpreh se do të vijojë të marrë pjesë në protesta deri në fund, pavarësisht, sipas tij, pengesave dhe presioneve.









