Kreu i PD-së, Sali Berisha sot në konferencë për mediat nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar edhe vizitën e Kryeministrit Edi Rama si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin.
Fjala e Berishës
Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin.
Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014?
Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat.
A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit.
Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.
A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës?
A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?
A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar?
A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit?
U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës.
A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra.
Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti.
A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë?
Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre.
Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin.
Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë.
I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty.
I përshëndes, guximtarë.
Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty.
Berisha krah Koçekut: Rama përgjegjës dhe njohës vetëm i kodin të mafias!









