Teksa edhe këtë të premte ka vijuar protesta e 20 e radhës kundër Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij, pjesë e këtij tubimi u bë edhe pedagogia Enkeleda Havari që jep mësim në Francë, e cila nga podiumi ka folur para protestuesve.
Havari theskoi se është e gatshme të japë kontributin e saj në Shqipëri, diçka e cila nuk është marrë parasysh nga pushteti i vjetër politik, por jo vetëm për të por edhe për shumë të tjerë akademikë në diasporë.
Ndërsa ditëne e nesërme është paralajmëruar protestë kombëtare ku të pranishëm do të jenë edhe qytetarët e ardhur nga diaspora.
Fjala e pedagoges
Jam shumë e emocionuar, më drithë zëri. Flas në auditorë por në gjuhë të huaj por është ndryshe të flasësh para njerëzve të tu në gjuhën tënde. Më lejoni ta nis fjalën duke ju falënderuar nga zemra. Na keni bërë krenar. Bëtë që kjo protestë të bëhet trend në rrjetet sociale. Pati vetëm një kanal që na dha mundësinë në diasporë t’ju ndjekim live nga dita 1. Ju i treguat botës si tjetërsohen tokat si tërhiqen zvarrë qytetarë në sy të policisë. Nxorët në pah, padrejtësitë që i janë bërë këtij vendi prej vitesh. Rënien e sistemit dhe kastës politike që kanë mbajtur vendin në grackë. Kjo lëvizje tregon se kjo rini është e ditur kreative dhe ka përqafuar teknologjinë më shpejt se vendet ku duam të shkojmë.
Sot të gjithë bashkë me përpjekje madhore, këtë energji që emocionin të madh e të vogël, jemi në anën e duhur të historisë. Ai është në anën e kundërt të historisë sepse është kundër popullit të tij. Një populli të vuajtur që gjeti mbështetjen në PE e shumë pak në zërin e deputetëve shqiptar në parlament.
‘Vetëm PS e çon Shqipërinë në BE’/ Protestuesja-Ramës: Kemi shkuar para teje në Bruksel!









