-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëvendosja i përgjigjet Ramës: Ne nuk kemi gisht, fol me njerëzit në Tiranë

Kryesoret

Lëvizja Vetëvendosje rrëzon pretendimet e kryeministrit Edi Rama se po mbështet protestën që po mbahet në Tiranë. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Enver Dugolli deklaroi se aktivistët janë duke e bërë këtë individualisht.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron, pra nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli.

Dugolli ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që të përmbahet nga komentet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, si hisedare e protestës.

“Gjuha e përdorur nga Rama për Vetëvendosjen mendoj që nuk i bën nder as atij, thjesht edhe njëherë po e ripërsëris, ai do të duhej që të komunikonte me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranës, të gjitha qyteteve edhe të mërgatës, pra do të duhej ai të komunikonte me ta dhe të jepte llogari, edhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre.

Nuk ka, s’ka nevojë që të përzihet apo të merret ndonjë shembull i Vetëvendosjes apo ndonjë deklaratë e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes sepse thashë gjithçka ka të bëjë me një solidarizim pra të zyrtarëve të Vetëvendosjes apo të cilitdo subjekt politik që ka të bëjë me solidarizimin me kërkesat që dalin nga kjo protestë, ajo revoltë e qytetarëve”, tha ai.

Dugolli e porositi Ramën që, në vend se të merret me Vetëvendosjen, t’i dëgjojë hallet e qytetarëve që po protestojnë kundër tij.

“Kryeministri Rama do të duhej që të komunikonte me protestuesit, ata që për disa ditë radhazi po mbushin sheshin e Tiranës, rrugët e Tiranës dhe nuk po bëhet aspak Vetëvendosja me këtë protestë, thjesht qytetarët shqiptarë, qytetarët e Shqipërisë, mërgata në veçanti po shprehin revoltë ndaj klasës politike aktuale, prandaj ai do të duhej që të komunikonte me ta dhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit