-sidi education-spot_img
24 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Kujdes! Mos u manipuloni sërish nga Edi Rama!

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj kishte një apel për të gjithë protestuesit që të mos mashtrohen nga kryeministri Edi Rama me lëvizjet e fundit.

“Kjo protestë po arrin edhe diçka tjetër: po provon se sa i ndyrë është mekanizmi i linçimit të pushtetit që ka ndërtuar regjimi i Edi Ramës. Pavarësisht kush je, pavarësisht çfarë ke bërë, po i dole kundër Edi Ramës do të hedhin baltë me shumicë. Ja shikojeni çfarë po bëjnë këto ditë! Personalisht e njoh mirë mekanizmin e ndyrë të baltës që ka ndërtuar Edi Rama.

Vitin e kaluar një shtet i tërë, me në krye vetë Edi Ramën pasi nuk më joshi dot me pushtet u hodh në sulm barbar dhe përdori gjithë mediat e sistemit, “aktivistët bio” të sistemit, partitë “antisistem” të sistemit, analistët shërbëtor të sistemit, portalet e sistemit, KQZ-në e sistemit, KAS-in e sistemit, Kolegjin Zgjedhor të sistemit si dhe Kalin e Trojës së sistemit që Edi Rama e bëri Avokat Populli për të linçuar Lëvizjen Shqipëria Bëhet që u votua nga 80 600 qytetarë (rekord historik për një forcë antisistem në 35 vite).

Në fakt, sistemi linçues i Edi Ramës me në ballë mbi 50 000 patronazhistë që paguhen me lekët e buxhetit të shtetit më kërkonte llogari mua përse nuk pranova të bashkohesha me hajdutin Edi Rama.

Sistemi i Edi Ramës që Tom Doshit i’a pranoi dorëheqjet e listës së mbyllur ndërsa Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” jo! Sistemi qesharak që për të njëjtin fenomen dha 2 zgjidhje të ndryshme. Sistemi që pasi të rreh të thotë: “Pse ma vrave dorën?” Koha i provon të gjitha të vërtetat! Mos u manipuloni më! Mos i jepni më kohë Edi Ramës” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit