Marshimi i mijëra qytetarëve që nisi pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, vijojnë marshimin me një vendosmëri të jashtëzakonshme përgjatë akseve kryesore të Tiranës.
Me thirrje dhe këngë patriotike dëgjhohet: “Shqipëria kërkon revolucion”, “O sa mirë me qenë shqiptar ohee ohee”.
Ndërkohë mijëra qytetarët, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe simbole kombëtare, po shprehin me zë të lartë dhe pa doreza revoltën e tyre, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Mes thirrjeve të protestuesve është dëgjuar edhe slogani “Mos harroni çamërinë”.

Protestuesit nisin marshin në Tiranë: Rama ke shkatërruar Shqipërinë, dorëhiqu!









