-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pyet popullin: A duhet të legalizohet kanabisi?

Kryesoret

“A duhet të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri?”, kjo është pyetja që kryeministri shqiptar Edi Rama u drejton këtë të diel shqiptarëve në kuadër të nismës për këshillimin Kombëtar me qytetarët.

Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që të japin opinionin e tyre pa u ndikuar, ndërsa shton se ka ardhur koha të lihen pas krahëve llogoret përçarëse.

Pyetja 6 në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar:

Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

Kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit apo botës, shfrytëzimi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impakt shumë pozitiv jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime.

Opsionet e përgjigjes:

 -Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor.
 – Nuk kemi nevojë për këtë nismë.
 – Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit