Një plagosje me thika ka ndodhur këtë mesditë në Berat, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetin dhe janë goditur mes tyre me mjete prerëse.
Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit dhe po marrin ndihmë mjekësore.
36-vjeçari Kanani ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 45-vjeçari Gjata ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
/5pyetjet.al