Presidenti Ilir Meta ditët e fundit bëri xhiron e rrjeteve sociale me këngët dhe recitimin e poezive nga Shkodra në Korçë dhe Tiranë. Nuk munguan edhe reagimet ironike nga dy kampet, shumica dhe opozita e Lulzim Bashës.
Por sot kreu i shtetit i paralajmëroi të dy, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të cilët tha se janë pjesë e një koalicioni, “Bravo brava”. Presidenti “kërcënoi” ish-aleatin e tij në mandatin e parë në 2013, se shumë shpejt do i recitojë poezinë e radhës duke i kujtuar të kaluarën.
“Koalicionit “Bravo-Brava” që ka 8 vite që qeveris dhe e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit, natyrisht do i recitoj një poezi, që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni “Bravo-Brava”, atë “Ina, Ina”, por pas zgjedhjeve dhe garës së parë, meqë u mërzitën ata për këto pozitë për Skënderbeun dhe Korçën” tha ai.
Por kush i ka thurur vargjet e poezisë “Ina, Ina” që Meta tha se do i recitonte Ramës, por edhe Lulzim Bashës?
Për të zbuluar “misterin” duhet të kthehemi 3 vite pas, në 2019 kur analisti Mustafa Nano prezantoi librin e tij “Si e kam njohur…” . Ndër personazhet kryesore në libër është edhe Edi Rama, të cilit i kujton edhe një shprehje “Ina Ina hiqi brekët”.
Mustafa Nano flet në librin me rrëfime për vajzën që e bëri të famshme kryeministri, pas shprehjes “Ina, Ina, hiqi brekët”, pa e publikuar emrin e saj.
“Mbaj mend edhe shprehjen ‘Ina Ina, hiq brekët’ që ai e kishte kujtim prej fëmijërisë së vet urbane dhe në këtë pikë, po bëj një sugjerim për reporterët e politikës, pse nuk bën një gjurmim gazetares se kush është Ina, kush është kjo Ina, sesa kush janë ministret e Ramës”, tha Mustafa Nano gjatë prezantimit të librit të tij.
Ndoshta tashmë që “poezinë” e riktheu në skenë Presidenti do të zbulohet kush është Ina.
/5pyetjet.al