Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjete sociale një mesazh ku thotë se nuk do t’i tradhtojë kurrë përkrahësit e tij dhe shqiptarët.
Kreu i Shtetit thekson se tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do.
Postimi i Ilir Metës:
Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët.
Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar.
Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do!