-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roli i Shqipërisë në OKB për Ukrainën, SHBA: Rusia kërcënon të gjithë Europën

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale pas konferencës së kryeministrit Edi Rama që lajmëroi se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtëse në çështjen e Ukrainës.

Kim shprehet se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Europën por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë” tha ajo.

Edi Rama bëri sot të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për zotin Rama, përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit