-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë zyrtarët nën hetim që “Cimbisën” tenderin që firmosi Erion Braçe?

Kryesoret

Koncesionet në sistemin e shëndetësisë janë një sprovë e fortë për prokurorët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion për të cilët pak muaj më parë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duke i marrë në mbrojtje për punën që sipas saj po bëjnë, tha se “janë bërë tmerri i kriminelëve dhe heronjtë e fëmijëve”, por që akoma nuk kemi parë asgjë.

E ndërsa vetë deri tani nuk i ka lëvizur “gurët”, SPAK-un e ka ndihmuar Kontrolli i Lartë i Shtetit që ia ka çuar dosjen “dhokum” mbi tryezë.

Të qepur me emra dhe jo llafe në ajër. Në datë 26 janar, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO).

Provat dhe akuzat

KLSH deklaron se këta zyrtarë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve “monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.

Zyrtarët kanë kryer disa shkelje lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” deklaron KLSH.

Por kush janë zyrtarët që kallëzuar?

Në krye të kallëzimit qëndron njeriu që drejtonte komisionin për dhënien e këtij koncesioni. Ai është Raimond Cimbi, i cili ka qenë ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga kontrolli financiar që ka bërë KLSH, auditi ka zbuluar se Cimbi së bashku me kryetaren e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe anëtarët kanë shkelur barazinë në tendera për ofrimin e shërbimit laboratorik dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve “monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.

EMRAT

Raimond Cimbi-ish-kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit

Flutura Beqo- kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave

Silva Novi-përgjegjëse e sektorit të Standardeve dhe Protokolleve Spitalore

Leonora Horanlliu-përgjegjëse e sektorit të Monitorimit Buxhetit në FSDKSH

Ariola Krymi-mjeke koordinatore në Laboratorin Biokimik në QSUT

Anjeza Alliu-përgjegjëse e sektorit të Prokurimeve

Gazmir Vehbi-ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve

Armila Ali-ekonomiste në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve

Oltion Dhono- drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio Mjekësore (anëtar i KVO)

Olsi Akshia-përgjegjës i Ankesave Administrative dhe Gjyqësore (anëtar i KVO)

Çfarë është koncesioni i laboratorëve?

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos nga ish-zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Nën hije të forta dyshimi ky koncesion kaloi me debate dhe akuza të forta, nga opozita dhe jo vetëm.

Koncesioni i laboratorëve u fitua nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium. Koncesioni kap vlerën e miliona eurove.

KLSH përgatiti një dosje me prova të forta, që gjenin shkelje të shumta, që u injoruan nga strukturat e dhënies së koncesioneve brenda ministrisë së Shëndetësisë.

KLSH konstatoi se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë hodhën poshtë kërkesën e  Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore që të skualifikonte grupin e kompanive fituese.

KLSH gjykon se komisioni i vlerësimit nuk duhej të kishte lejuar bashkimin e operatorëve. Por kjo nuk ndodhi. Tani është radha e drejtësisë për të thënë fjalën e saj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit