-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrja prekëse e vogëlushëve: Xhaxhi Edi, të lutem mos na prish shtëpitë

Kryesoret

“Ne do të shkojmë në grevë urie, jetë ose vdekje. Do ta mbuloj me gjak”. Kështu u shpreh një banor në protestën që u zhvillua mesditën e sotme te Kryeministria.

Nesër do të ketë protesta edhe më të dhunshme nëse nuk dëgjohet fjala jonë” tha një tjetër.

Të irrituar banorët ishin edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Ambasadat për shenjë respekti duhet të kishin reaguar.

Kur doli dënimi i Tahirit, Yuri Kim doli dhe tha është drejtësia ime, drejtësia e saj është zero, drejtësi është nëse duhet të vinte këtu. Kimetja (Yuri Kim) është mbuluar me lekë” tha një banor i revoltuar.

E ndërsa vetë thonë se u shpërfillën, prindërit në tentativë për të prekur zemrën e kryeministrit u vendosën mikrofonin fëmijëve.

Xhaxhi Edi, të lutem mos ma prish shtëpinë. Nuk kemi shtëpia të tjera. Të lutem xhaxhi Edi” ishte thirrja dëshpëruese e një vogëlushi poshtë zyrës së kreut të qeverisë.

Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit protestuan ditën e sotme përpara Kryeministrisë.

Ata preken nga unaza dhe projekti te “5 Maji”. Në protestë për të shprehur pretendimet e tyre ishin fëmijë e të moshuar.

Banorët kundërshtojnë marrëveshjen që u është propozuar, pasi shprehen se nuk është në proporcion me atë që po iu merret.

Me pankarta në duar banorët kërkuan dëmshpërblim të plotë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit