-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoferi nga Shqipëria tenton t’i japë rryshfet policit, tani përballet me drejtësinë në Prizren

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prizren akuzoi një shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e rryshfetit”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se shtetasi më 8 janar 2022 kishte tentuar në mënyrë indirekte që t’i jepte ryshfet një zyrtari policor në vendkalimin kufitar në Vërmicë.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.01.2022 rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, i akuzuari M.D., në mënyrë indirekte i ofron para personit zyrtar përkatësisht policit kufitar A.Sh., që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, me kamionin e tipit ‘Mercedes’, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin nga pronari M.Th., nga fshati Shkarashnik-Malishevë, i akuzuari M.D., i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar policisë kufitare ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet për policin kufitar i cili ishte në detyrë”, thuhet në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit