-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku mohon akuzat për portin e Durrësit: Kompania e re i përket Alabbar-it

Kryesoret

Ministria Belinda Balluku tha se investimi në portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë Mohamed Alabbar dhe në këtë projekt do të punësohen  12 mijë persona,  përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit. Pjesë e projekti do jenë edhe 12 mijë banesa sociale përveç  5 hoteleve edhe objekteve të tjera.

“Investimi vjen nga kompania Siphony, që është pronë e z. Alabar. Është një projekt që përfshin 79 hektarë nga Porti i Durrësit. Ndërtimi i marinës dhe strukturave akomoduese synon punësimin e 12 mijë punonjësve, përgjatë të gjitha fazave. Projekti do të përbëhet nga mbi 12 mijë banesa sociale, 5 hotele, dhe gjithsej 850 dhoma, përfshin 80 mijë metra katror park dhe hapësira, të përhapura 700 metra plazh të gjatë dhe 280 për anije. Faza e projektit përfshin zhvillimin e një zone prej 23 hektarë në fazën e parë. Porti i peshkimit është pjesë e projektit, nuk do të preket, nuk do të ndërtohet aty, do të përmirësohen vetëm strukturat. Aty është parashikuar ngritja e një strukture të përgjithshme, që do të ofrojë shërbime. Janë marrë të gjitha masat edhe për të mos pasur konflikt. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve. Projekti do të përmirësojë pamjen e qytetit, ekonominë e gjithë vendit, e mbi të gjitha do të kthejë Shqipërinë në pikën më atraktive turistike”, tha Balluku.

Por deputeti Xhaferaj theksoi në fjalën e tij se kompania që Balluku përmendi është një kompani fantazëm dhe që po bën shitjet e apartamenteve për projektin në portin e Durrësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit