-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha më i qeshur se kurrë: Xhandarët belgë “mbërthyen” Bashën në SPAK

Kryesoret

Prej orës 16:30 të pasdites së sotme Lulzim Basha po jep llogari përpara prokurorëve belgë në SPAK lidhur me dosjen e “Toyota Yaris”.

Nga Vora, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Sali Berisha u shfaq i qeshur, teksa tha se prokurorët dhe xhandarët e Belgjikës erdhën në Tiranë për Lulzim Bashën, pasi sipas tij dekonspiroi operacionin e 3.4 mln euro në 2018.

“Cdo qytetar e ka të qartë si drita e diellit pse Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën, sepse ai mban logon, vulën, ndërtesën vetëm me policinë e tij sepse është peng i tij. A e dini se cfarë ndodhi sot?

Sollën në parlament, ligjin për shtyrjen e afatit të vettingut. Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Ramën. Meqë ata që po punojnë kaq shumë kundër jush, si thotë populli “zullumi këputet së trashuri”. Edhe ata sot e kishin ditë të zezë, Ëngjëll Agacit i doli dosja me gjeneral Lisin, me 90% edhe vetë Rama.

Antimafia italiane është e shkëlqyer që ndihmon vendin e vet dhe kombet e tjera. Po sot në Tiranë zbarkoi një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh së Belgjikës, sepse Lulzim Brava, nëse ju kujtohet ju, në parlament, doli dhe tha do të “vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota”, i njoftoi. Askush s’e mori vesh rolin e tij.

Dhe sot morën e bënë votimin (në parlament për zgjatjen e vettingut) përpara se të shkonte në prokurori (Lulzim Basha) nga frika se mos u thoshte deputetëve mos votoni. Ndaj cdo votë për kandidatin e Lulzim Bravës është votë për Edi Ramën” tha Berisha.  

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit