-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Berisha po demaskon veten, çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” fuqizon Ramën

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gamzent Bardhi, tha se qëllimi i Berishës nuk është fitorja e demokratëve. Sipas Bardhit, Berisha po demaskon veten, duke sulmuar vetëm PD dhe nuk thotë asnjë fjalë për kandidatin e PS

“Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet  e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike. Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës.

Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.  Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit