Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Prek Tonaj, punonjës i ujësjellës-kanalizimeve në Shkodër, mbrëmjen e së dielës në një lokal në qendër të fshatit Grudë e Re.
Mësohet se autorët i janë drejtuar Tonajt në lokal duke i thënë “A e di që na ke borxh”, ndërsa më pas e kanë ekzekutuar atë.
Prek Tonaj, 47-vjeç, ishte arrestuar 11 vite më parë, së bashku me dy persona të tjerë, pasi sipas policisë në atë kohë, po tentonin të ekzekutonin një person për hakmarrje. 47-vjeçarit i janë vrarë edhe dy vëllezër më parë, një në fillim të viteve ’90 dhe një tjetër në burg.
Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore në Shkodër, duke punuar për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje që tronditi Shkodrën mbrëmjen e së dielës.