Një makinë është shkrumbuar totalisht mëngjesin e sotëm në Tiranë, teksa ishte në lëvizje.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 te rrethrrotullimi i Selitës. Dyshohet se makina në pronësi të shtetasit me iniciale M.B. mori flakë si pasojë e një defekti teknik.
“Me datë 14.02.2022, rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.