Një efektiv policie është arrestuar në Tiranë nga reparti i forcave “Shqiponja”, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur të kryente vjedhje.
Një efektiv policie është arrestuar në Tiranë nga reparti “Shqiponja” ditën e sotme, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur të kryente vjedhje.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.
Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 12.02.2022 i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.
Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin Opel Corsa, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar). Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.
Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.
Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme” deklaron Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat.
/5pyetjet.al