-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet një biznes, zhduket një 13 vjeçar

Kryesoret

Policia e Tiranës me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Kërkimit dhe Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë të mundur arrestimin e 5 personave, për vepra të ndyshme penale. Gjithashtu Policia ka njoftuar se po punohet për gjetjen e një 13-vjeçari pasi është njoftuar nga nëna e tij për largimin nga banesa dhe mos kthimin e tij.

Njoftimi i plotë i policisë

Vihen në pranga 5 shtetas,

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim R. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– U. A., 46 vjeç, S. P., 31 vjeç dhe S. K., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Më datë 14.02.2022, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të shtetasit F. Gj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit