Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ditën e sotme në një konferencë për mediat u shpreh se projekti i kanabizimit të vendit, ishte me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës.
“Kanabizimi i Shqipërisë, vjedhja me Inceneratorët, korrupsioni, kriminalizimi i pushtetit, janë projekte të hartuara, mbështetura dhe zbatuara me dijeninë e plotë të Edi Ramës.
Tashmë është e qartë për çdo shqiptarë se si Edi Rama përmes këtyre projekteve kriminale, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, përmes blerjes së votave dhe përdorimit të kriminelëve në zgjedhje.Akuzat e bëra nga PD po faktohen çdo ditë. Projekti i kabanizimit të vendit, ishte me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës”, tha Agalliu.
Gjithashtu ai tha se me ndihmën e Sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ish-gjenerali i Guardia Di Finances, Fabrizio Lisi ka përfituar 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.
“Ish-gjenerali i Guardia Di Finances, Fabrizio Lisi, i arrestuar në Itali, ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur vendi u mbulua nga kanabisi dhe shifrat manipuoheshin.
Dhe për këtë, me ndihmën e Sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ai ka përfituar 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.Pra, kësaj skeme kriminale i ka shërbyer sekretari i përgjithshëm i Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi”, shtoi deputeti i PD-së, Arbi Agalliu.
Agalliu shtoi se shqiptarët duhet të dinë a ka nisur hetim SPAK për Ëngjëll Agaçin.
“Shqiptarët sot duhet ta dine:
A ka nisur hetim SPAK për Ëngjëll Agaçin dhe rolin e tij në shpërblimin me tokë dhe apartamente në bregdet të Fabrizio Lisi, në këmbim të fshehjes së informacionit për kanabizimin e vendit?
A u tjetërsua prona në bregdet për t’iu dhuruar Fabrizio Lisit?
Si u ndryshua informacioni i Guardia di Finances për kanabizimin e Shqipërisë dhe cili ishte roli i Ëngjëll Agaçit?”
/5pyetjet.al