Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lipjan për veprën penale sulm seksual.
Sipas policisë njëri prej tyre ishte i mitur.
Pas intervistimit nga njëri është dërguar në mbajtje, teksa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan, 16.02.2022 – 13:00. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /5pyetjet.al