Denoncimi i kryetarit të shoqatës së ndërtuesve Luigj Aleksi pak ditë më parë për presion nga bashkia e Tiranës për depozitimin e dherave në Sharrë zuri sot hapësirën kryesore të debatit në komisionin hetimor për inceneratorët.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se institucioni që ai drejton është i pari që e zbaton këtë, duke i çuar dherat dhe mbetjet në Sharrë pasi për momentin ky është i vetmi impiant që i plotëson kushtet.
Ai tha se bëhet fjalë për një raport mes privatësh, pra ndërtuesve dhe impiantit në Sharrë dhe se nuk ndërhyn.
“E kam pasur këtë bisedë edhe me zotin Luigj Aleksi dhe kërkonin të mos ketë taksë ndërtimi, por taksa e ndërtimit. Kjo është një shkëmbim mes privatësh. Po u therën me njëri tjetrin do të vijë policia, sikur shkoi dhe ju shpëtoi ju në PD (i referohet protestës së 8 janarit).
Por deri në këtë fazë bashkia e Tiranës zero. Përsa kohë e zbatojmë ne të parët, do ta zbatojnë të gjithë. Kush do të ndërtojë një tjetër le të vijë. Sot është vetëm kjo strukturë që i plotëson kushtet, nëse ka tjetër të shkojë në KKT” tha ai.
/5pyetjet.al