Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se është i shqetësuar se kriza e Ukrainës “mund të përhapet në pjesë tjera të Evropës dhe në botë, sidomos në Ballkanin Perëndimor”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Vuçiq ka vlerësuar se edhe Serbia do të ketë presion të madh për shkak të ngjarjeve botërore që do të shkaktojnë krizë në disa fusha.
Ai i ka bërë këto deklarata pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të hënën trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.
Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak do të nxisë pasoja masive për Moskën.