-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama përpara “inceneratorit”, Kryemadhi: Topi tashmë i përket drejtësisë së re

Kryesoret

Në një kohë që kryeministri Edi Rama po dëshmonte në komisionin hetimor për inceneratorët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në Facebook shprehet se qytetarët presin drejtësi, për atë që ajo e cilëson vjedhje me impiantet e trajtimit të plehrave

Postimi i plotë

Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.

Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË ELBASANIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 7 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 409 112 760 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 243 878 136 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 57 960 003 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 7 420 535 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË FIERIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 6 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 185 746 071 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 220 864 906 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 185 746 071 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 3 272 803 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (INTEGRATED ENERGY BV SPV) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 2 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 60 000 000 Lekë.

2. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 65 800 000 Lekë.

3. Për udhëtime janë harxhuar 80 428 377 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (ITS) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 30 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 191 246 035 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 2 573 373 112 Lekë; faturime me synim justifikimin e punimeve që e ka kontraktuar Integrated Energy BV SPV dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 191 246 935 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 94 943 292 Lekë.

Ja pse Rama nuk ndalon pagesat për inceneratorët. Ja pse Veliaj ka firmosur në shpërdorim detyre për plan pagesat e koncesionit 30 vjeçar.

Këto të dhëna i ka SPAK. Topi tashmë i përket drejtësisë së re!

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit