Seanca e sotme plenare nuk kishte vetëm debatet dhe akuzat nga foltorja, por edhe “intrigat” dhe kulisat. Sytë janë te opozita, që është më e përçarë se kurrë. Sali Berisha dhe LSI, që drejtohet nga Monika Kryemadhi kanë dalë bashkë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.
Bashkëpunimi mes palëve reflektohet edhe në parlament. Në seancën e sotme Monika Kryemadhi u kap nga kamerat duke biseduar “kokë më kokë” me Berishën, por edhe me deputetin tjetër të “Foltores”, Belind Këlliçi. Me siguri fokusi ka qenë aksioni opozitar duke filluar nga brenda opozitës.