Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e parlamentit i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që Shqipëria të ndihmojë Ukrainën brenda mundësive dhe të ngrejë zërin në OKB dhe NATO.
Diskutimi në parlament
Lulzim Basha: Dua të shpreh në emër të PD-së dhe opozitës dhe cdo shqiptari dënimin në termat më të ashpra të agresionit të Putinit kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës. I bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë të vendosur kundër tij nga OKB, NATO dhe BE.
Shqipëria ka një zë të vecantë si anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe NATO-s, duhet ta thotë fort zërin e saj. Ky është akti i parë i një pushtimi të një vendi sovran dhe të lirë nga një tjetër në thyerje të parimeve bazë pas luftës së dytë botërore. Thirrja ime i drejtohet kreut të qeverisë dhe cdo institucioni.
Lindita Nikolla: Zoti Basha, ju lutem përfundojeni, se ka mbaruar koha.
Lulzim Basha: U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare, të marrin cdo masë për t’ju gjendur pranë autoriteteve ukrainase brenda mundësive tona dhe për një qëndrim pa asnjë ekuivok të gjithë secilit që ka përgjegjësi aktuale.
Lindita Nikolla: Faleminderit zoti Basha, por erdhët me vonesë, Kuvendi e shprehu qëndrimin. Patjetër jemi të gjithë me vëmendjen me Ukrainë.
Lulzim Basha: Duke qenë se është cështje shumë e rëndësishme që nuk ka lidhje me aktualitetin shqiptar dua ta vlerësoni qëndrimin tim, për një qëndrim pa ekuivok.
Elisa Spiropali: E vlerësojmë qëndrimin e opozitës dhe Bashës dhe padyshim shteti shqiptar kanë marrë të gjithë masat. Jemi në koordinim të qëndrueshëm me të gjitha strukturat për këtë agresion të paprecedentë.
/5pyetjet.al