Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta dënon sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët” shkruan Meta.
Edhe kryetarja e LSI-së ka reaguar ashpër. “Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj. Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës” shkruan ajo.
/5pyetjet.al