Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Twitter ku ka treguar vendet që kanë votuar për paqenë në Ukrainë.
Rama shkruan se janë plotë 141 vende që janë pro paqes në Ukrainë, dhe i ka bërë thirrje Putin të dëgjojë se çfarë thonë vendet e civilizuara.
“Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah.”
Po ashtu ai ka vlerësuar votën e Serbisë kundër agresionit rus, duke thënë se kjo e bën Ballkanin më të lidhur me Perëndimin.
141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. pic.twitter.com/N9xrAYWl5v
— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022