-sidi education-spot_img
22 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi plumbin të riut pas sherrit te kasa, polici: Më falni por u nxeha keq

Kryesoret

Gjykata e Tiranës sot la në burg pa afat ish-efektivin e policisë Arbër Sula, i cili qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka në 14 dhjetor të vitit të kaluar. Më kokën ulur, Sula u ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

“Ju kërkoj ndjesë familjarëve, më kërcënuan dhe në atë moment isha në gjendje të rënduar psikologjike” ishin fjalët e vetme që ai tha para gjyqtarit.

Sula u dorëzua para dy ditësh në komisariat, pas bisedimeve të vazhdueshme me policinë dhe familjarët.

Viktima ishte një emër i njohur për drejtësinë. Jurgen Duka, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrim” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në vitin 2016 Jurgen Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja”. Në vitin 2020 Duka u arrestua për drogë së bashku disa persona të tjerë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit