-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut s’kërkon më certifikatë vaksinimi për në qendrat tregtare

Kryesoret

Hiqen certifikatat për të hyrë në qendrat tregtare në Maqedoninë e Veriut. Komisioni për sëmundjet infektive rekomandon shfuqizimin e kësaj mase, në hapësirat ku mbahet maska.

“Arritëm në një përfundim të rëndësishëm që të rekomandohet shfuqizimi i detyrimit për certifikata, gjatë hyrjes në qendra tregtare, në vendet ku është e detyrueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave”, theksoi Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI.

Për lehtësimin më të madh të masave, Komisioni theksoi nevojën për të rritur nivelin e vaksinimit të popullsisë, e cila tashmë është vetëm 41%. Tashmë nis fushata, me të cilën të gjithë qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, do të njoftohen nga mjekët, me datën dhe vendin e vaksinimit.

Shfuqizimi i kësaj mase duhet paraprakisht të diskutohet në Shtabin qendror koordinues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit