Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me masakrimin e familjes shqiptare në Andravidë, që u gjet nga fëmija i vetëm që arriti që të shpëtonte, pasi nuk ishte në shtëpi në momentin që prindërit dhe dy vëllezërit iu vranë.
Por ende nuk është marrë deklarata e tij, pasi ndodhet në kushte shumë të vështira psikologjike. Dyshimet e para ranë mbi kryefamiljarin, por më pas doli një tjetër pistë dhe u ngritën dyshimet se vrasja mund të jetë kryer nga ish-burri.

Por ai ka deklaruar se ka qenë në punë kur ish-gruaja e tij së bashku me burrin dhe dy fëmijët e mitur u vranë. Në momentin që 12-vjeçari, ka shkuar dhe pa parë masakrën ka marrë vëllanë e vogël në krah për të kërkuar ndihmë në lagje.
Autori trupat e tjerë, të çiftit dhe fëmijës së dytë i kishte zhvendosur për të zhdukur gjurmët. Autori pasi ka vrarë gruan rumune që ishte martuar me shqiptarin e quajtur Armando, dy fëmijët i ka mbytur.
Fqinjët kanë dëshmuar se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë nga banesa e çiftit. Trupat e 32-vjeçarit dhe gruas së tij janë gjetur në një rimorkio në depon e shtëpisë.
/5pyetjet.al









