-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Panik për miellin edhe në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Fari Imeri thotë se prej dy ditë kërkon miell, por nuk arrin të gjejë në dyqanet e Shkupit. Në dyqanet më të mëdha, thotë ai, miell ka por me çmim më të lartë.

“Dje me vëllanë kërkuam të blejmë miell po edhe vaj, por raftet janë të zbrazëta, duket se i kanë fshehur shitësit vetëm që të risin çmimet, pra t’i nxjerrin në raft kur çmimet do të jenë më të larta. Shteti s`ka kurrfarë kontrolli ndaj çmimeve. Shitësit luajnë si të duan me popullin. Ata që janë në Qeveri hanë mish qengji, për popullin nuk mendon askush”, thotë për REL Fari Imeri nga Shkupi, i cili me familjen e tij katër anëtarëshe jeton me ndihmë sociale.

Nga e marta, 1 mars në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzhit tregtar të produkteve ushqimore bazë, përkatësisht diferencës mes çmimit të blerjes dhe shitjes deri në fund të majit.

Në bazë të këtij vendimi kufizohen fitimet nga tregtia me shumicë në 5 për qind, ndërsa tek ato me pakicë fitimet më të larta të këtyre produkteve mund të jenë 10 për qind.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ka porositur qytetarët që të mos kenë frikë nga mungesa e ushqimit sepse shteti disponon rezerva të mjaftueshme të mallrave, megjithëse ka theksuar se është në dijeni që tregtarë të caktuar i kanë rritur çmimet.

“Kemi informacione se disa prodhues i kanë rritur çmimet, por çmimet e bukës janë prej 25 deri 30 denarë, këtë mund ta vërejnë edhe qytetarët. Sot është dita e parë, në dy-tri ditët në vijim të gjithë do t’u kthehen çmimeve që janë të parapara me vendim”, ka theksuar Bekteshi.

Marzhi tregtar vlen për produktet bazë ushqimore që përfshin bukën, sheqerin, kripën, miellin, vajin, qumështin dhe produktet e tij, mishin e freskët, orizin, vezët, pastat, grurin dhe frutat e perimet.

Të gjithë ata që do të shkelin këtë masë do të gjobiten nga 800 deri në 10.000 euro, varësisht nga lloji i biznesit.

Daut Jakupi, i cili është shitës në një dyqan të produkteve ushqimore në Shkup thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë për fshehje të produkteve ushqimore siç pretendojnë qytetarët, por nga paniku, një pjesë e madhe e qytetarëve ditëve të fundit kanë blerë më shumë miell dhe produkte bazë ushqimore.

Dauti thotë se është rritur çmimi i miellit në shitoren e tij pasi edhe ai me shumicë e siguron me një çmim më të lartë.

“Qytetarët ia kanë mësyrë blerjeve, pasi kanë frikë se tani nuk do të këtë miell pasi Ukraina si shtet është prodhuesi më i madh i grurit. Tani, këto dy ditët e fundit për 100 denarë (1.6 euro) kushton më shumë një thes miell prej 25 kilogramësh”, thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit