Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja i është përgjigjur shkresës së Kryetarit të grupit të Partisë Socialiste Taulant Ballës në lidhje me dosjen e dytë.
Ajo lidhet me shitjen e ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh dhe Taulant Balla akuzon dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.
Kallëzimi penal është bërë për shtetasit: Sali Berisha, Arben Imami, Jamarbër Malltezi, vajz e ish-kryeministrit dhe bashkëshorti i saj.
Ndërsa dosja e parë lidhet me privatizimin e CEZ dhe raporti për ndjekje penale përfshinë disa persona.
Dosja i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2016, pas punës së Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, dhe të akuzuar janë shtetasit: Sali Berisha, Nuel Nik Kalaj, Genc Ruli, Ridvan Bode, anëtarët e Komisionit të Ofertave, Florion Mima, Enno Bozdo, Ledina Mandia, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta dhe Sokol Ramadani.
Kreu i grupit të PS kërkon informacion se në çfarë gjendje apo shkallë procedimi janë kallëzimet.
Në lidhje me dosjen e dytë Kraja është përgjigjur se e kanë regjistruar këtë padi dhe janë në fazën e hetimeve.
/5pyetjet.al