-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha bën tërheqjen e parë: Po, 6 marsin e humba! Votëbesim? Jam gati

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë reflektimin e parë. Sot përpara se të shkonte drejt parlamentit për në seancën plenare, lider demokrat pranoi humbjen e parë, “zgjedhjet e 6 marsit”.

Ndryshe nga sa deklaroi pak ditë më parë se nuk ka humbur asnjë betejë nga 2013 deri në 2022-shin që solli “gozhdimin” nga grupi parlamentar, sot Basha bëri tërheqjen duke pranuar se zgjedhjet e pjesshme lokale i humbi.

Por cfarë ndodh tani, a do ta japë dorëheqjen? “Kemi filluar konsultimet për një reflektim të thellë për humbjen e 6 marsit. Ka pasur një mbledhje të grupit të deputetëve, kolegjit të kryetarëve, do të vazhdojë me mbledhjen e kryesisë. Jemi në një proces të thellë reflektimi. Një arsyet kryesore është përçarja dhe konflikti mes nesh” tha ai.

Po, a do të pranojë që të shkojë në votëbesim? “Jam gati të bëj cdo gjë në interesin më të mirë të PD-së, por duhet të keni pak durim, sepse të paragjykojmë ngjarjet nuk është e mençur.

Kolegji i kryetarëve dhe deputetët kanë kërkuar që të jenë në kontakt me strukturat, disa kanë kërkuar edhe analizë specifike për gjashtë bashkitë.

PD do të dalë nga ky proces, e fortë dhe e bashkuar dhe në funksion të kësaj, detyra dhe përgjegjësia e parë është e imja dhe jam gati të ndërmarr cdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar. Jemi në një proces reflektimi” deklaroi ai.

Për akuzat e Grida Dumës, që u dorëhoq nga posti i n/kryetares, Lulzim Basha nuk pranoi që të fliste duke u larguar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit