Zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris është nisur drejt skajit lindor të NATO-të premten për tu ndaluar në Rumani.
Rumania duket se është kthyer në një vend me prioritet për SHBA pasi ajo ndodhet në kufi me Ukrainën. Harris do të takohet me Presidentin rumun Klaus Lohannis të premten pasdite përpara se të thërrasë një konferencë shtypi dhe të kthehet vonë në Uashington.
Sipas CNN presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar tashmë 1,000 trupa në Rumani dhe ka premtuar mbështetje për këtë vend që po strehon një fluks të madh emigrantësh që ikin nga lufta në vendin fqinj. Por një vizitë e zëdhënëses së presidentit Biden ka për qëllim të demonstrojë që SHBA është pranë tyre në një moment tepër të pasigurt për rajonin.
Rumania është një vend pjesë e NATO-s , ndryshe nga Ukraina nëse i hapet luftë Rumanisë është sikur ti hapësh luftë të gjith shtetëve antare të NATO-s.