Vijon prej disa orësh mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD ku është duke u diskutuar për krizën që ka përfshirë forcën më të madhe opozitare në vend.
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Dibër, Naim Gazidede, është shprehur në fjalën e tij se Berisha para dinjitetit të tij personal, nuk ka interes për Partinë Demokratike. Ai tha se duhet të vijohet me punën, të plotësohen strukturat, ndërsa shton se formula është të bashkojnë sa më shumë demokratë.
“Berisha e ka shprehur se para dinjitetit tim nuk pyes për asgjë, pra as për PD. Ai do ta shkatërrojë PD, i ka hyrë kësaj rruge. Nuk mund të marrin vendim disa deputetë pa na pyet ne. Me kë u konsultuan? Ata nuk njohin asnjë demokrat. Për mua zgjidhja është: duhet të vazhdojmë punën. Të plotësohen strukturat e të vijojmë punën. Në foltore është një pjesë e mafies.
Foltorja ka dhënë nga 100 mijë lekë për komisionerë e vëzhgues. Ku i gjetën këto para? Sali Berisha ka hall të madh dhe ka të tjerë andej që kanë po kaq hall të madh. Formula e zgjidhjes është të bashkojmë sa më shumë demokratë, të plotësojmë strukturën dhe të punojmë me çdo qytetarë. Nuk e zgjidh problemin dorëheqja e Bashës”, tha Gazidede.