Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë “të lehta”, por ka “shpresë për kompromis”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Unë flas nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë”, tha Lavrov.
“Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis”, citon Reuters të ketë thënë Lavrov gjatë një interviste me gazetën RBC.
Lavrov tha se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donjeck dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët.
Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të dërgojnë armë mbrojtëse në Ukrainë dhe janë unanim në mbështetjen e Kievit, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes amerikan, Lloyd Austin, para takimit me homologët e tij të NATO-s.
“Ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”, u tha ai gazetarëve.
“Ne dënojmë pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Ne mbështesim aftësinë e t ukrainasve për të mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim”, tha ai, duke shtuar se premtimi i NATO-s për të mbrojtur të gjithë aleatët është “i hekurt”.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s.









