-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria “çon” administratën në hetim

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi sot se Njësia Anti-Korrupsion ka çuar në prokuroi 20 zyrtarë të administratës në Pogradec dhe në Sarandë për shkelje duke shpërdoruar detyrën dhe për 75 të tjerë është kërkuar masë disiplinore. Sipas ministrit, në Pogradec  15 zyrtarë e ish zyrtar kanë regjistruar një objekt brenda shkollës 9-vjeçare Memlisht në kundërshtim me ligjin.

Rasti i dytë ka të bëjë me disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës. Njësia Anti-Korrupsion zbuloi se është bërë legalizim në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë Turizëm-kanali i Cukës dhe në dokumentacionin e  tyre nuk është shënuar as koha as viti i ndërtimit, edhe pse në dosje është administruar dhe një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve.

Pra, në momentin e legalizimit ka pasur kërkesë për prishjen e tyre,  por jo që nuk u prishën por është përmbyllur i gjithë legalizimi tyre. Kjo ka bërë që të kallëzohen ish zyrtarë dhe zyrtarë të kadastrës Sarandë, nga ish drejtori deri te specialistët.

Gjithashtu janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar me drejtorinë arsimit parauniversitar ku nga një hetim lidhur me zbatimin e detyrave funksionale, kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive, por dhe akte konstatimi fiktive.

Po ashtu i është propozuar fillimi i hetimit disiplinor Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit