Më 14 mars, Maluma dhuroi një super spektakël në skenën e madhe të improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku këndoi disa nga këngët e tij hit.
Menaxheri i këngëtarit të famshëm latin, Miguel Lua nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ishin rreth 12,000 fansa.
“Fuqia e muzikës nuk njeh gjuhë…Më shumë se 12,000 fansa ishin prezent në sheshi Nënë Tereza në Tiranë për koncertin e parë të Malumës në Shqipëri! #PapiJuanchoEuropeTour Team#Maluma”, shkroi ai krahas videos.
Më pas Miguel ka postuar sërish disa imazhe nga koncerti ku falënderon Shqipërinë në gjuhën shqipe.
“Është e mrekullueshme se si një kulturë kaq ndryshe nga ajo e jona dhe shumë larg nesh të na bëjë të ndihemi sikur jemi në shtëpi. Thank you #Albania “Faleminderit!” #PapiJuanchoEuropeTour @maluma”- shkroi ai.
Mirëpo në postimet e tij u vu re një detaj shumë i veçantë. Gjatë spektaklit, banda e Malumës kishin të veshur jelek tradicional shqiptar.