-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: SHBA po pengon Kievin për të arritur marrëveshje

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov pretendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “pengojnë” delegacionin ukrainas në negociatat me Moskën dhe nuk e lejojnë atë të bjerë dakord për kërkesat minimale të Rusisë.

 SHBA nuk po lejon Kievin, të pranoj kërkesat tona. Po na pengon për të arritur këtë marrëveshje. Ky bashkëpunim do të forcohet, sepse në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne si dy fuqi të mëdha duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, tha Lavrov.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se bashkëpunimi mes Kinës dhe Rusisë po forcohet më shumë.

“Në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne, si dy fuqi të mëdha, duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, tha Lavrov, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Në një telefonatë të premten, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden paralajmëroi udhëheqësin kinez Xi Jinping për “pasojat” për Kinën nëse Pekini i jep mbështetje Rusisë për luftën, tha Shtëpia e Bardhë.

Media shtetërore kineze raportoi se Xi e përshkroi luftën si “në interesin e askujt”, por nuk përmendej ndonjë kritikë e drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit