12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në maj në SHBA, takime me administratën e Biden dhe diasporën

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë muajit maj do të udhëtojë në SHBA.

Ai tha se raportet në mes të dy vendeve janë shumë të mira, por Kosova ka nevojë për më shumë investime.

“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën tonë dhe shumë takime të tjera”, tha kreu i qeverisë.

“Në të gjitha shkëmbimet që i kemi ne mirëpresim vizitat e njëri-tjetrit, por mua në periudha të caktuara më duhet t’i caktoj prioritetet. SHBA-të janë prioritet konceptual e funksional, por në anën tjetër siç ua kam thënë edhe gazetarëve në një konferencë për media… Unë do të shkoj atje në maj. Tani ftesë zyrtare nuk e di si ta quajmë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, do ta dini paraprakisht”, tha Kurti.

Sipas tij, raportet me SHBA-në janë shumë të mira por ka nevojë për më shumë investime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit