Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në debat dhe akuza me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe drejtuesen e seancës Ermonela Felaj.
Lideri historik i së djathtës bëri thirrje për protesta, ndërsa Gjiknuri e akuzoi se po i vendos zjarrin vendit dhe i tha se me këtë skenar nuk do të vijë kurrë në pushtet. Sali Berisha u ngrit për të replikuar, por Felaj nuk ia dha fjalën. Ish-kryeministri bllokoi foltoren për disa minuta dhe pas tërheqjes së vëmendjes u largua.
Debati në Kuvend
Damian Gjiknuri: Pse me politikën e korbave do të vini në pushtet? Ti (i drejtohet Berishës) jo e jo, por as këta. Ato pranvera që i kërkoni të protestave, do të kthehen në pranvera kobë-zeza.
Sali Berisha shkon për replikë në foltore
Ermonela Felaj: Zoti Berisha lironi foltoren, fjala është për zotin Shehi.
Berisha nuk e liron foltoren
Ermonela Felaj: Jo, nuk u përmend asnjë gjë personale ndaj Berishës. Neni 50, është neni i replikës dhe jepet kur janë përdorur fjalë të padenja prandaj nuk keni të drejtë ta merrni fjalën për replikë.
Berisha nuk liron Foltoren
Ermonela Felaj: Zoti Berisha uluni ju lutem. Nuk e jap fjalën. Zoti Shehu ju lutem merrni fjalën.
Berisha nuk e liron foltoren
Ermonela Felaj: Zoti Berisha ju tërheq vëmendjen. Lironi foltoren
Sali Berisha flet pa mikrofon: Rregulli juaj është vetëm vjedhja, thuaju shqiptarëve.
Ermonela Felaj: Zoti Berisha ju lutem lironi foltoren