Skena që shihni në video është ngjarje e ditës së sotme, 26 Mars 2022. Gjithçka ka ndodhur rreth mesditës, në rrugën e Bogdanëve. Dy vajza janë konfliktuar fizikisht me një djalë, e për fat të mirë ngjarja është mbyllur pa pasoja, me ndërhyrjen e qytetarëve rastësorë.
Pamjet janë garantuar nga një kamera sigurie. 32-vjeçari me emrin Denis, që është autori edhe më herët është identifikuar për skena dhune ndaj vajzave në zonën e “Myslym Shyrit” e madje ka qenë edhe i shoqëruar në polici.
Ai është denoncuar edhe herë të tjera në media, ndërsa raportohet të ketë gjithashtu probleme të shëndetit mendor. E ndërsa ky i ri problematik, vazhdon të lëvizë i lirë, dhe autoritetet mbeten të heshtura, pyetja që mbetet është: Kush do të jetë “viktima” e radhës?