-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Bllakos çështje orësh sapo te protokollohet dorëheqja e tij nga mandati

Kryesoret

Deputeti Alqi Bllako, e ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi se nuk ka as nevojë dhe as arsye, që Kuvendi i Shqipërisë të mbledhë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që të vendosë për kërkesën e parashtruar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, mbi heqjen e imunitetit të Bllakos, i cili ndodhet nën akuzë si i përfshirë në çështjen e njohur si “Inceneratorët”.

Megjithatë kjo nuk e pengon arrestimin e deputetit, sipas eksperteve. Asgjë nuk e pengon hetimin, kjo është çështje orësh sapo të protokollohet dorëheqja nga mandati.

Një dosje voluminoze e SPAK me anë të së cilës kërkon arrestimin për korrupsion dhe shpërdorim detyre të deputetit të PS Alqi Bllako, dikur sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.  

Lidhur me shpronësimin e tokës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, sipas SPAK, duke qenë në dijeni të plotë të faktit që toka që do shpronësohet është “tokeë arë” dhe jo “tokë truall”, nga ana e Ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllako, është dërguar projektvendimi për miratim në Këshillin e Ministrave duke pasqyruar rrethana të rreme.

Kujtojmë se Bllaku kur u thirr për të dëshmuar, në Komisionin hetimor për inceneratorët, nuk e bindi atë pas 5 orësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit