Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në Tiranë. Mikpritës Sali Berisha.
Ai ka publikuar një fotografi me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç dhe shkruan se patën mirëkuptim për bisedën lidhur me zhvillimet aktuale.
“Nje takim me miq te vjeter! Me ish Presidentin e Kroacise, mikun e çmuar te shqiptareve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu.
Zhvillimet aktuale ne Shqiperi dhe rajon ishin çeshtjet qe diskutuam dhe patem mirekuptim te plote” shkruan Berisha.