Një valixhe bosh alarmoi sot qendrën e qytetit të Fierit. Valixhja u konstatua rreth orës 10:30.
Policia rrethoi zonën dhe njoftoi ekspertët e xhenios në Tiranë për të shkuar dhe për të bërë shpërthim të kontrolluar.
Në fund rezultoi se valixhja ishte bosh. Atë e kishte harruar një punonjëse pastrimi.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve” njoftoi policia.
Në qytet është rikthyer qetësia e së dielës pas alarmit.