“5pyetjet.al” siguron foton e Iljaz Çalit 37-vjeç nga Vlora që u vra sonte në një atentat në kthesën e Rinasit në Tiranë.
Viktima është i njohur për policinë pasi në 2016 ka qenë në hetim për kultivimin e 700 rrënjëve kanabis.
Ai po udhëtonte me një makinë “Land Rover” me targë “AB 988 AS” kur killerat e “sharruan” me breshëri kallashi.
“5pyetjet.al” solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitë e para të banorëve që dëgjuan krismat pas pritës së killerave me breshëri.
Gjithashtu një burim nga grupi hetimor tha se makina me të cilën po lëvizte objektivi ishte marrë me qira dhe personi që figuron se e ka ende me letra, Hekuran Xhixha nga Fushë Kruja e ka shitur pak kohë më parë.
Përpos autorëve, dilema e grupit hetimor është nëse viktima po udhëtonte i vetëm. Ai është gjetur i shtrirë jashtë makinës dhe dera e pasme hapur duke ngritur dyshime.
Policia ka ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.









