Policia e Kosovës ka nisur hetimet për përdorimin e armëve mbrëmë në veri të vendit, lidhur me fitoren e Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi.
Sipas disa burimeve që i referohen mediat në Prishtinë, përveç nisjes së hetimeve deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
Pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Serbi që nxorën fitues Aleksandër Vuçiçin, serbët në veri të vendit janë mbledhur për të “festuar”.
U raportua se mbrëmë në veri është shtënë me kallashnikov.









